MPB arrestoi personin e dyshuar për shkaktimin e zjarrit në “Ranka Milanoviq”

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se, mbrëmë në orën 23 në rrugën “Pero Nakov” policia ka privuar nga liria personin D.A. (56) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka shkaktuar zjarrin në strehimoren “Ranka Milanoviq” në Shkup, ku ka qëndruar, me çka është djegur një pjesë e objektit, transmeton Portalb.mk.

“Nga ana e Brigadës së Zjarrfikësve zjarri është shuar, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të  vijojë paraqitje përkatëse”, informuan nga MPB.

Për zjarrin mbrëmë në Facebook informoi edhe kryetari i Gazi Babës, Boban Stefkovski. Ai theksoi se, në periudhën e kaluar i ka kërkuar disa herë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Shtëpisë për Strehim të Fëmijëve “25 Maj”, në kompetencë të të cilëve është objekti i braktisur, për sigurim të të njëjtit, por nuk ka pasur reagim prej tyre deri tani.

“Unë apeloj dhe kërkoj nga institucionet kompetente që të ndërmarrin masa për sigurimin e objektit i cili është i banuar ilegalisht, me qëllim që të parandalohen në të ardhmen probleme të këtilla dhe të ngjashme prej të cilave mund të shkaktohen pasoja serioze”, ka shkruar kryetari i Gazi Babës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button