Çmimet e qumështit, vajit, miellit, mishit dhe bukës kanë shënuar rënie të vogël në marketet e Maqedonisë së Veriut

Masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për subvencionimin e rrymës prej 80 euro për MWh që filloi nga 1 dhjetori, në markete filloi t’i jep rezultatet e para për rënien e çmimeve në produktet ushqimore bazë, deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Vetëm në muajin dhjetor, inspektorët kanë kryer 240 kontrolle të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, me qëllim ruajtjen e tregut vendor nga keqpërdorimi në fitim. Kovaçevski deklaroi se rezultatet e para janë ulja e çmimit të qumështit nga 76 denarë në 74 denarë, ndërsa çmimi i mishit është ulur nga 4 deri 8 për qind.

“Gjatë kontrolleve, u konfirmua se ulja e çmimit të shitjes në objektet e shitjes është rezultat I zvogëlimit të çmimit të produkteve nga ana a prodhuesve”, deklaroi Kovaçevski.

Ai raportoi që në shumicën e marketeve, çmimi i bukës lëviz nga 42 deri 49 denarë, duke shënuar ulje nga 2 deri 3 denarë; çmimi i vajit lëviz nga 97 deri 104 denarë, duke shënuar rënie nga 2 deri 5 denarë; ndërsa çmimi i miellit është 40 denarë për kilogram, duke regjistruar rënie për 4 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button