Pamjet që zbuluan trafikantët e kanabisit Rinas-Stamboll

Këto filmime të siguruara nga Tv Klan nxorrën zbuluar shtetasit turq, të cilët kishin ndërtuar një linjë të trafikut të kanabisit përmes aeroportit të Rinasit. Ata janë fiksuar teksa kanë lënë makinën në afërsi të një pike karburanti fare pranë terminalit të aeroportit.

Makina e tipit “Fiat”, e marrë me qira prej tyre, rezultoi të jetë përdorur në të 2 ngarkesat e kaluara drejt Stambollit më 2 dhe 8 Tetor. Në të dyja rastet, valixhet me nga 30 kilogramë kanabis secila, u kapën nga autoritetet turke.

Hetimet e zhvilluara nga Komisariati i Rinasit dhe sektori i narkotikëve në Policinë e Tiranës zbuluan se për të vënë në jetë këtë rrugë trafiku, 6 turqit e arrestuar kishin 1 person që i drejtonte. Dyshimet janë për Utku Kaya, një prej të arrestuarve, që shihet në këto pamje ekskluzive të marra nga disa kamera sigurie.

Ai dyshohet se kujdesej për çdo detaj të ngarkesave që nisej. Për të fshehur gjurmët, njëri nga trafikantët kishte hapur një biznes në fushën e produkteve industriale.

Prokuroria e Tiranës i ka shtrirë hetimet edhe tek kontrollorët e bagazheve, por deri tani në pranga janë vetëm 6 shtetasit turq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button