Sot ndërroi jetë pishtari i arsimit Adnan Agai, nesër do të ketë Akademi përkujtimore

Sot ndërroi jetë një nga pishtarët e arsimit shqipe në Maqedoninë e Veriut, Adnan Agai, dhjetë ditë para se të mbush 92 vjet, transmeton Portalb.mk.

“Sot morëm lajmin e hidhur, se Profesor Adnan Agai, veteran i Arsimit Shqiptar dhe ish mësimdhënës e edukator në shkollën tonë, ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga gjimnazi “Zef Lush Marku” në Shkup, një nga institucionet ku punoi i ndjeri prej vitit 1974 deri në vitin 1982.

Raportohet që nesër prej orës 10:30 do të ketë Akademi Përkujtimore në Komunën e Çairit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Butelit-Shkup, pas faljes së namazit të drekës në Xhamin e Bedrit.

“Ministria e Arsimit u ndan mirënjohje për kontributin e veçantë në afirmimin e arsimit në gjuhën shqipe në R. e Maqedonisë (2006), ShMQSh. “Zef Lush Marku”- Shkup, i ndanë çmimin “Veteran i Arsimit Shqip”2013, Qyteti i Shkupit i ndan çmimin 13 Nëntori (2016), kurse në vitin 2018, për 7 Mars-Ditën e Arsimit Shqip, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, çiftit bashkëshortor Kimete dhe Adnan Agai u ndanë Mirënjohje për kontribut në fushën e arsimit dhe edukimit, ndërkaq po për kontributin shumëvjeçar në fushën e arsimit, do të marrë çmimet “22 Nëntori” dhe “Shën Klimenti”, kështu gjimnazi i numëron çmimet e fituara nga i ndjeri Agai.

Adnan Agai është prind i dy fëmijëve, prind i neurokirurgut Lulzim Agai dhe diplomates Teuta Agai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button