Në Maqedoninë e Veriut edhe çmimet e prodhimeve bujqësore shënuan rritje, ndërkohë çmimi i plehut është rritur për 56 për qind

Prodhimet bujqësore në Maqedoninë e Veriut në nëntor të këtij viti shënuan rritje për 9 për qind në krahasim me nëntorin e kaluar, derisa investimet 19.1 për qind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve në bujqësi gjatë muajit nëntor të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, tek inputi është rritur për 19.1 %, ndërsa tek autputi është rritur për 9.0 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në mjetet e shpenzuara shpenzimet janë rritur për 19.6 për qind, ndërsa në mjetet e dedikuara për investime në bujqësi kemi rritje për 11.6 për qind. Prodhimet bimore për një vit janë rritur për 5.1 për qind, ndërsa ato blegtorale për 23.4 për qind.

Te pjesa e shpenzimeve, shpenzimet në ndërtesa janë rritur për 23.3 për qind, ndërsa veçohen edhe plehrat minerale për 56.4 për qind, energjia 25 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button