Punëtorët e “Mjekësisë plastike” në Tetovë presin rrogat dhe stazhin e papaguara prej 16 vitesh

Një pjesë e të punësuarve në SHA Mjekësia Plastikë-Tetovë sot mbajtën protestë publike me qëllim për të alarmuar  se edhe pse kanë kaluar 16 vite nga fillimi i procedurës së falimentimit, ende presin t’u paguhen pagat, sigurimet shëndetësore dhe pensionale dhe aksionet. Ata vendosën të reagojnë sot përmes një proteste publike, duke pasur parasyshë se procedurat e falimentimit kanë nisur në vitin 2006, raporton TetovoInfo

“Në kohën kur nisëm procedurën e falimentimit, ishin pesë kreditorët më të mëdhenj. Ne të punësuarit ishim kreditorët më të mëdhenj me rreth dy milionë euro. Falimentimi është nisur nga një bankë së cilës i ka pasur rreth 870 mijë euro borxh. Кemi nënshkruar marrëveshje për zgjidhje jashtëgjyqësore me obligacion për menaxhmentin që brenda tre viteve të kthejë paratë, pagat e papaguara që na detyrohen. Asgjë nuk është paguar gjatë procedurës së falimentimit. Nga viti 2002 deri në vitin 2006, nuk është paguar asnjë kontribut për sigurimin shëndetësor dhe pensional, gjegjësisht stazhin”, tha Mihajllo Iliq, një nga punëtorët.

Punëtorët thonë se revolta është e madhe sepse golgota e tyre vazhdon prej vitesh. Ata kërkojnë që institucionet shtetërore të zgjidhin problemin e tyre dhe në këtë mënyrë të dëshmojnë se sistemi juridik funksionon.

“Kemi njohuri që kompania po shitet. Është blerë 300 mijë dhe është shitur për pesë milionë euro. Nuk kemi asgjë kundër, duam vetëm të paguhemi. Ne nuk kërkojmë ndihmë sociale nga shteti, por kërkojmë të drejtën që të kujdeset për ne dhe të na paguajë atë që është e jona. Për gjithë këto 16 vite nuk është paguar asnjë marrëveshje jashtëgjyqësore dhe nuk ka asnjë pagesë as për ata që paditën farikën dhe fituan mosmarrëveshjen në gjykatë. I bëj thirrje presidentit dhe kryeministrit që të reagojnë, duke pasur parasysh se ka filluar skriningu për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por nuk mund të bëhet kështu, sepse ka shembuj si ky që jemi të dëmtuar, tha Verica Ivanovska.

Rreth 560 punëtorë punonin në Plastikën Mjekësore. Në uzinë prodhoheshin materiale për një-përdorim në mjekësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button