Brazil 2014, ja cilat janë skuadrat e zemrës të 50 politikanëve

Shpesh thonë se janë “dribluesit” më të mëdhenj. Ka syresh që në aktivitetin e përditshëm vënë në funksion strategjinë “mbrojta më e mirë është sulmi”. Thuhet për ta kur rrinë një kohë të gjatë pa dalë në publik se janë ulur në stolin e rezervave. E kemi fjalën për politikanët të cilët veç pasionit dhe profesionit të politikës, janë edhe tifozë të futbollit.

Skuadrat e “zemrës” së politikanëve

Politikanët më të rëndësishëm në vend tregojnë për “Tirana Observer” se cila është skuadra e tyre e zemrës. Duke filluar kryeministri Edi Rama, ish-kryeministrat Berisha, Nano, Meta dhe Fino, deputetë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, tregojnë skuadrën për të cilën dëshirojnë që të ngrejë Kupën e Botës në Brazil. Shumica e tyre janë me Gjermaninë dhe Italinë, por nuk mbetet më pas as Anglia apo Spanja. Ish-presidenti Bamir Topi, si një tifoz “fanatik” i Juventus, në Botëror bën tifo për Italinë e Prandelit. Kryeministri Rama ashtu si Topi do të bëjë tifozllëk për Italinë duke pasur në krahun e tij edhe paraardhësin në parti Fatos Nanon. Ish-kryeministri Berisha, si frankofon, bën tifozllëk për gjelat e Francës të cilët ky kampionat nuk i sheh më si favorit për fitore. Ndërkohë Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, bëjnë tifo për “tulipanët” holandezë. Anglia ka tifoz Erion Veliajn, ndërkohë që Gjermania do të mbështetet nga shumë deputetë. Në këtë listë Gjermania ka plot 18 politikanë që bëjnë tifozllëk për të, në vend të dytë renditet Italia me 17, podiumin nuk e mbyll Brazili, por Anglia me nëntë tifozë, e sa për rekordmenët brazilianë në këtë listë bën tifozllëk vetëm Petrit Vasili. Gjithsesi me Italinë apo me Gjermaninë, Holandën, Spanjën apo me Anglinë, e rëndësishme është fakti që ky muaj nuk do të jetë më i fokusuar tek kampionati i politikanëve tanë, por këta të fundit do të jenë gozhduar përpara ekranit për të ndjekur kampionatin e vërtetë, atë që zhvillohet Brazil.

Topi & Nano, dy tifozët më të thekur

Tifozi më i madh nga politikanët shqiptarë është ish-presidenti Bamir Topi. Ai është fans i “Tiranës”, klubit rekordmen përsa u përket titujve në vend, dhe ka qenë ish-president i saj, përpara se të jepte dorëheqjen për shkak të detyrës. Një i apasionuar i madh pas futbollit është Fatos Nano. Ish-kryeministri në Shqipëri bën tifo me “Partizanin”, ndërsa në Itali është besnik deri në vdekje të Interit, edhe pse një nga miqtë e tij më të mëdhenj është ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, presidenti aktual i Milanit.

Rama & Meta, politikanët sportistë

Kryeministri Edi Rama, veç tifoz, ka qenë edhe vetë sportist. Ai ka luajtur basketboll kur ishte i ri. Por basketbolli nuk kanë qenë pjesa më e rëndësishme e jetës së tij. Kur mendonte se mund të shkëlqente në fushë, braktisi sportin dhe nisi të merrej vetëm me punën akademike në shkollë. Lideri i PS-së, është tifoz i “Partizanit”, ndërsa në arenën ndërkombëtare është tifoz me Italinë. Edhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta, veç tifoz, ka qenë edhe sportist. Ai ka ushtruar sportin e peshëngritjes në rininë e tij. Ish-kryeministri ka qenë peshëngritës, fillimisht me “Tiranën”, e më pas me te “Dinamo” e “Partizani”, për një periudhë të shkurtër. Pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë rezultat, ka qenë një sportist i pasionuar. Në arenën ndërkombëtare ai është tifoz me Hollandën.

1. Edi Rama, kryeministri është tifoz Italinë. Pas atij të 2006-ës dhe 2010-ës, ky është Botërori i parë që Rama e shikon si shef i qeverisë.

2. Sali Berisha, ish-kryeministri është me atë që fiton. Por anon më shumë nga Franca.

3. Ilir Meta, kryetari i Kuvendit është tifoz me Holandën. Kreu i LSI-së është bërë tifoz me “tulipanët” që në vitin 1988.

4. Lulzim Basha, kryetari i bashkisë së Tiranës, është tifoz me Holandën. Kreu i Partisë Demokratike ka studiuar në këtë vend, dhe kjo është edhe nga arsyet kryesore pse është me holandezët.

5. Fatos Nano, ish-kryeministër, lideri historik i PS-së është tifoz “i çmendur” pas Italisë.

6. Bamir Topi, ish-President i Republikës, është tifoz me Italinë. Madje lideri i FRD-së është një tifoz i thekur i futbollit.

7. Alfred Moisiu, ish-Presidenti i Republikës, tifoz me Italinë

8. Jozefina Topalli, ish-kryetarja e Kuvendit, nuk është ndonjë tifoze e madhe, por i bashkohet preferencave të djalit dhe bashkëshortit, të cilët preferojnë Italinë.

9. Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm, tifoz me Italinë

10. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko në këtë Botëror do të bëjë tifo për të kaltrit e Prandelit.

11. Klajda Gjosha, ministrja e Integrimit wshtw tifoze me Anglinw.

12. Ben Blushi, deputet i PS, tifoz me Gjermaninë.

13. Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm është tifoz me Gjermaninë.

14. Erion Veliaj, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë është tifoz me Anglinë.

15. Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, tifoz me Spanjën.

16. Edmond Panariti, ministri i Bujqësisë, tifoz me Gjermaninë.

17. Majlinda Bregu, deputete e PD, tifoze me Italinë.

18. Gramoz Ruçi, kryetari i grupit parlamentar të PS, tifoz me Italinë.

19. Bashkim Fino, deputet i PS, tifoz i “thekur” i Italisë.

20. Namik Dokle, deputet i PS-së, tifoz me Spanjën.

21. Taulant Balla, deputet i PS-së, tifoz i “çmendur” i Gjermanisë.

22. Blendi Klosi, deputet i PS, tifoz me Anglinë.

23. Oerd Bylykbashi, deputet i PD, tifoz me Anglinë

24. Luçiano Boçi, deputet i PD, tifoz me Gjermaninë

25. Monika Kryemadhi, deputetja e LSI-së ashtu si bashkëshorti i saj është tifoze me Holandën.

26. Spartak Ngjela, kryetar i PLD tifoz me Anglinë.

27. Aldo Bumçi, deputet i PD-së, ka qenë tifoz me Gjermaninë, tani është me Anglinë dhe Italinë.

28. Nard Ndoka, kryetar i PDK-së, tifoz me Italinë,

29. Petro Koçi, kryetar i PSV ‘91, tifoz me Italinë

30. Paskal Milo, kryetar i PDS-së me Gjermaninë.

31. Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së, tifoz me Anglinë

32. Andis Harasani, ish-deputet i PS-së, tifoz i “thekur” me Gjermaninë

33. Aleksandër Meksi, ish-kryeministër, tifoz me Anglinë

34. Fatmir Xhafaj, deputet i PS, tifoz me Gjermaninë

35. Ylli Pango, ish-deputet i PD, që nga viti 1966 me gjermanët

36. Kastriot Islami, deputet i PD, tifoz me Gjermaninë

37. Petrit Vasili, deputet i LSI-së, tifoz me Brazilin

38. Gazmend Oketa, ish-ministër, drejtues i FRD-së, tifoz me Gjermaninë

39. Gjovalin Kadeli, deputet i LSI-së, tifoz me Gjermaninë

40. Princi Leka, princi i shqiptarëve është tifoz me Gjermaninë.

41. Ralf Gjoni, sekretar ndërkombëtar tek LSI. Tifoz i çmendur pas Italisë. Madje edhe ka qarë kur Roberto Baxho ka humbur penalltinë e finales me Brazilin në 1994.

42. Dashamir Shehi, deputet i PD, tifoz me Anglinë

43. Edi Paloka, deputet i PD-së, tifoz me Gjermaninë

44. Albana Vokshi, deputete e PD-së, tifoze me Gjermaninë

45. Klodiana Spahiu, deputete e PS-së, është tifoze me Gjermaninë

46. Mesila Doda, deputete e PD-së, tifoze me Italinë

47. Ridvan Bode, deputet i PD-së dhe ish-ministër i Financave, tifoz me Gjermaninë

48. Gerti Bogdani, deputet i PD-së, tifoz me Italinë

49. Astrit Patozi, deputet i PD-së, tifoz me Gjermaninë

50. Blerina Gjylameti, deputete e PS-së është tifoze me Italinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button