FIFA përjashtoi arbitrin i cili në botërorin “Katari 2022” në një ndeshje dha 15 kartona
Pasi ka hapur një hetim për kaosin e ndeshjes Argjentinë-Holandë, FIFA merr vendimin ekstrem për arbitrin e atij takimi, Antonio Matheu Lahoz duke vendosur që ai të mos drejtojë më asnjë ndeshje gjatë këtij botërori, transmeton OraNews.
Lajmin e bën të ditur agjencia argjentinase e lajmeve “Telam” sipas së cilës, protestat e lojtarëve nga të dyja skuadrat dhe 15 kartonët e verdhë që janë edhe një rekord për Kupën e Botës, e kanë shtyrë FIFA-n të largojë përfundimisht nga turneu “xheketën e zezë” duke mos i dhënë mundësinë për të arbitruar një mes gjysmëfinaleve apo finalen.
Nuk janë vetëm kartonët që e panlizojnë spanjollin por edhe fakti që në fushë nuk tregoi autoritet për të vendosur qetësi.