Vret burrin dhe veten duke parkuar makinën

Një grua do të hyjë në histori si shoferja më e keqe ndonjëherë, ndërsa vrau burrin dhe veten e saj… duke parkuar makinën në garazhë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fundjavë në qytetin e Fenguas, në Kinë.

41-vjeçarja sapo kishte kaluar testin e drejtimit dhe kishte blerë një makine luksoze, një “Lexus”, të cilin e linte në një garazh brenda kompleksit të apartamenteve në të cilin jetonte.

Duke pasur vështirësi në parkim, ajo i kërkoi bashkëshortit të saj qe ta ndihmonte në parkim, por në proces e sipër, teksa ai i udhëzonte, e ngjeshi me pjesën e pasme të makinës pas murit në mënyre fatale.

Ende pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, gruaja duke ndiere diçka anormale, eci pak metra përpara për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Megjithatë, pa e kuptuar se kishte shtypur për vdekje bashkëshortin, vazhdoi me marshin e pasmë të fuste makinën në garazhë.

Në proces, pasi kishte nxjerrë kokën jashte dritares për të parë pas, u tregua e pavëmendshme për të kontrolluar distancën me murin, një pakujdesi e dytë fatale, pasi goditja e murit me kokë e tij, ndonëse me shpejtësi të ulët, i shkaktoi një frakturë vdekjeprurëse në kafkë.

Një rast tragjik dhe unik, i cili tregon se ndonjëherë, gjerat me te thjeshta bëhen aq të vështira e te rrezikshme, nëse nuk i kushton rendësinë e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button