Më shumë se gjysma e të punësuarve të regjistruar në Maqedoninë e Veriut janë me arsim fillor
Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, është regjistruar shkalla e papunësisë 14.3, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e III të vitit 2022, popullsia aktive në Republikën e Maqedonisë së Veriut numëron 808 328 prej të cilëve të punësuar janë 693 062, ndërsa të papunë janë 115 266 persona. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 55.2, shkalla e punësimit 47.3, ndërsa shkalla e papunësisë është 14.3”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Shumica e të punësuarve bëjnë pjesë në subjektet afariste në pronësi private, ku nga gjithsej 693 062 të punësuar, 520 886 janë të punësuar aty. Më shumë të punësuar (136 140) kemi në industrinë përpunuese.
Në bazë të kualifikimit arsimor, 379 658 të punësuar nga gjithsej 693 062 të punësuar janë me arsim të mesëm. Me arsim fillor te papërfunduar janë 11 147 persona, ndërsa 87 415 me arsim fillor.
Në tremujorin e parë dhe të dytë kemi pasur afër tre mijë persona më shumë në kategorinë e popullsisë aktive, ndërsa në krahasim me tremujorin e parë kemi mbi një mijë të punësuar më shumë.