Në Shkup janë sanksionuar 190 shoferë, 21 për drejtim automjeti nën efekt të alkoolit

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 190 masa, nga të cilat 68 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, tetë masa për drejtim automjetit pa patentë shoferi, pesë sanksione për automjete të paregjistruara, njofton Portalb.

Siç potencojnë nga MPB-ja, janë shqiptuar edhe 21 masa për drejtim të automjetit nën efekt të alkoolit, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim sinjalistike të mbyllur – semafor i kuq…

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit për rritje të sigurisë në komunikacion dhe rrugë më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button