Ndryshimet klimatike: Numri i ditëve me shi ka pësuar rënie, sasia e reshjeve vjet është rritur (Infografik)

Periudha të gjata pa reshje të cilat sjellin periudha thatësire, pas të cilave vijojnë ditë me reshje me sasi të madhe të shtresimit të ujit që mund të shkaktojë vërshime ose dëme të tjera. Kështu shkurt dhe më thjesht mund të sqarohen ndryshimet klimatike në pjesën e reshjeve me të cilat është përballur vendi në vitin e kaluar, shkruan Meta.mk.

Pjesa më e madhe e Maqedonisë në vitin 2021 ka pasur sasi të borës dhe shiut mbi mesataren, tregon Libri vjetor statistikor i Entit Shtetëror të Statistikës. Berova ka qenë qyteti me më shumë reshje, ku vjet kanë rënë rreth 849,6 milimetra shtresë ujore. Mesatarja për këtë qytet për periudhën 2016 – 2020 ka qenë 638,1 milimetra, që domethënë se ka pasur reshje mbi mesataren. Në Manastir, në raport me mesataren prej 631,9 milimetrash nga pesë vitet e fundit, vjet kanë rënë 690,1 milimetra.

Edhe në Shkup viti i kaluar ka qenë mbi mesataren sipas sasisë së reshjeve të sedimentuara të ujit, me çka janë regjistruar reshje prej 563,8 milimetrash. Qyteti i vetëm ku ka pasur sasi më të ulët të reshjeve në vitin e kaluar ka qenë Demir Kapija, ku në vitin 2021 është matur sasi vjetore e reshjeve prej 553,8 milimetrash.

Megjithatë, në raport me nivelin e rritur të reshjeve në vit, të dhënat statistikore tregojnë së numri i ditëve me borë dhe shi në vitin 2021 ka qenë më i vogël në krahasim me periudhën 2016-2020. Kjo do të thotë se shpeshtësia e reshjeve gjatë viteve ka qenë më e vogël, ndërsa intensiteti i reshjeve ka qenë më i madh në ditën kur kanë ndodhur. Kjo ditë jetë indikator për paraqitjen e periudhave të thatësirës gjatë vitit, por edhe të rrezikut nga vërshimet, paraqitjen e erozionit të tokës dhe pasojave të tjera negative gjatë reshjeve të fuqishme.

Në librin vjetor statistikor shënohet se Berova për shembull, ka pasur 91 ditë me reshje të shiut dhe 7 ditë me reshje të borës. Kundrejt kësaj, mesatarja për periudhën 2016 – 2020 ka qenë 93,4 ditë me shi dhe 18,8 ditë me borë. Në Manastir vjet ka pasur 106 ditë më reshje të shiut dhe 3 ditë me reshje të borës, ndërsa në periudhën 2016-2020 ka pasur 102,8 ditë me reshje të shiut dhe 15,4 ditë me reshje bore.

Edhe në Shkup vjet ka pasur 110 ditë me reshje shiu dhe 8 ditë me reshje bore, në raport me mesataren nga pesë vitet paraprake kur ka pasur 115,5 ditë me shi dhe 10 ditë më borë, shënohet në librin vjetor statistikor.

Ndryshimet në regjimin e reshjeve janë theksuar edhe në Raportin e projektimeve të ndryshimeve klimatike dhe për ndryshime në ngjarjet ekstreme klimatike në Maqedoni në vitin 2020. Sipas këtij dokumenti, periudhat e thatësirës do të shpeshtohen dhe do të bëhen më të gjata, ndërsa reshjet janë më voluminoze dhe të përcjella me stuhi të cilat janë vështirë për tu parashikuar.

Ekologët paralajmërojnë se duhet urgjentisht t’u bashkëngjitemi përpjekjeve botërore për zbutjen e pasojave nga kriza klimatike dhe ta përshpejtojmë implementimin e masave për zbutje të parapara me Strategjinë për energjetikë, Planin për energji dhe klime dhe Komunikimin kombëtar për klimë me UNFCCC-në.

Sipas Zharko Koneskit nga “Eko svest“, është vonë për ta ngadalësuar këtë trend, por ajo që absolutisht duhet ta bëjmë është të jemi të përgatitur për menaxhimin e pasojave nga ndryshimet klimatike në nivel qendror, dhe më me rëndësi në nivel lokal.

“Na mungon Strategjia kombëtare për adaptim e cila saktë do ti definojë rolet e institucioneve dhe komunale në pjesën e adaptimit me pasojat e krizës klimatike. Masa konkrete mund të jenë zmadhimi i infrastrukturës së gjelbër nëpër qytete, mbrojtja e ujërave dhe sigurimin e ujit të pijshëm dhe për ujitje në kushte të periudhave të thatësirës ekstreme. Shumë e nevojshme është një kyçje aktive e sektorit shëndetësor, që të jemi të përgatitur për sëmundje të shkaktuara nga këto kushte të reja klimatike“, thotë Koneski për Meta.mk.

Nga “Eko svest“ vlerësojnë se në vendin tonë më vulnerabël janë sektorët e ujit dhe natyrës, ndërsa në uljen e rreziqeve nga thatësirat dhe vërshimet në të ardhmen dhe në përgatitjen e strategjive dhe planeve kombëtare për adaptim, është i domosdoshëm komunikim i shpeshtë dhe në kohë me të gjithë të interesuarit për të gjitha që kanë ndonjë farë kompetence në këtë fushë dhe gjithashtu, sigurimi i mjeteve financiare për masat për adaptim që duhet të fillojnë të implementohen.

Përndryshe, edhe në Raportin vjetor të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike për vitin 2021 (DPHM), përgatitur nga autorja M-r Aleksandra Stevkov nga Sektori i meteorologjisë pranë DPHM-së, shënohet se shpërndarja e reshjeve në vitin 2021 ka qenë jo e rregullt, me paraqitje të parregullta hapësinore dhe kohore. Sasi më të mëdha mujore të reshjeve janë vërejtur në janar, e ato më të vogla në gusht.

„Sipas metodës percentile, viti 2021 karakterizohet si i thatë në pjesën juglindore dhe normal e deri në ekstremisht i lagësht në pjesën tjetër të territorit“, shënohet në Raportin vjetor të DPHM-së. Regjimi veror i vitit të kaluar është klasifikuar si nën normalen, ndërsa janari i vitit 2021 ka qenë ekstremisht i lagësht, me reshje bore kryesisht nëpër viset malore.

Përndryshe, Meta.mk tashmë ka shkruar se në vitin 2021 ka pasur lëvizje pozitive të temperaturës mesatare ta ajrit në vend, të cilat kanë qenë prej -0,3 deri në 1,1 gradë celsius mbi periudhën e referuar 1981 – 2010. Më shumë lëvizje janë regjistruar tek temperaturat maksimale, të cilët vjet kanë qenë 0 deri në 1,6 gradë mbi mesataren për periudhën e shënuar. Edhe vjet kanë vazhduar të paraqiten trendet e ngrohjes globale, ndërsa klimatologët pretendojnë se pikërisht rritja e temperaturës mesatare të ajrit në nivel global e rrit edhe rrezikun për dukuri ekstreme klimatike, siç është rritja e sasisë së reshjeve, paraqitja e thatësirave më të gjata ose vërshimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button