Nesër pasdite regjim i posaçëm në Shkup, mbahet garë atletike

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se nesër me fillim në ora 16:30, në organizim të Federatës së Atletikës të RMV-së, do të mbahet garë atletike me trase nga “Porta Maqedonia”, njofton Portalb.

Gara fillon nga “Porta Maqedonia”, sheshi “Maqedonia”, rrugët “Nikolla Vapcarov”, “Dimitrie Çupivski” deri te udhëkryqi me rr.”Dame Gruev” ku kthehet gjysmërreth përmes rr.”Dimitrie Çupovski”, në të djathtë përmes rr.”11 Tetori” deri te udhëkryqi me bul.”Koço Racin”, ku kthehet gjysmërreth dhe lëvizin prapa përmes rr.”11 Tetori”, në të djathtë përmes rr.”Filipi i Dytë i Maqedonisë”, në të majtë përmes rrugës të kalueshme në QTQ dhe në të djathtë deri te finishi tek “Porta Maqedonia”.

Nga këto arsye SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët e rajonit më të gjerë të qytetit të SHkupit.

MPB apelon deri te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat që i japin nëpunësor policorë nëpër rrugët ku do të mbahet ngjarja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button