Më 14 nëntor në Shkup do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Në seancën e 100-të të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos që me 14 nëntor të këtij vitit të mbahet seanca e përbashkët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, raporton Portalb.mk.

“U shqyrtua dhe miratua Informacioni për mbajtjen e mbledhjes së dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, sqarojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Seanca do të mbahet në Shkup.

Ndryshe, më 25 tetor të këtij viti u mbajt seanca e 95-të e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ku ndër të tjera u vendos për lëvizje me letërnjoftime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu u miratua edhe vendimi për njohjen e kualifikimeve profesionale ndërmjet këtyre vendeve. Këto marrëveshje janë në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në takimin me Ambasadorin e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florijan Qehaja, e vlerësoi marrëveshjen e arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ata më 29 gusht paralajmëruan që sivjet do të zhvillohet mbledhja e dytë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button