Ministria reagoi me notë verbale ndaj deklaratës së Kostadin Kostadinov nga “Rilindja”

Ministria e Punëve të Jashtme sot kumtoi se do t’i dërgohet notë formale verbale Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, për shkak të deklaratave të deputetit dhe liderit të partisë politike “Rilindja” Kostadin Kostadinov, raporton MIA.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se edhe më parë kanë reaguar ndaj deklaratave të deputetit dhe kreut të partisë politike “Prerodba” (Rilindja), ku, siç potencojnë, “kemi theksuar se presim që institucionet kompetente dhe përfaqësuesit politikë në Republikën e Bullgarisë të distancohen dhe ta dënojnë këtë të gjuhë të urrejtjes, që padyshim përmban pretendime territoriale”.

“Jo vetëm që këto mesazhe janë drejtpërdrejt në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Miqësisë, në thelbin e së cilës është respekti i ndërsjellë si bazë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe mesazhe që nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe aleancës sonë të përbashkët euroatlantike. Për incidentin e sotëm do të dërgohet Notë formale verbale deri te Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button