U arrestua 48 vjeçari në Maqedoninë e Veriut në lidhje me keqpërdorimin e kartelës së huaj bankare
Policia e Maqedonisë së Veriut kanë arrestuar 48 vjeçarin nga Kumanova për shkak dyshimeve se ka keqpërdorur kartelën bankare te një personi tjetër, transmeton Portalb.mk.
“Ai dyshohet se pasi e ka gjetur kartelën pagesore të gruas 40-të vjeçare nga Kumanova nga e njëjta ka kryer më shumë transaksione ilegale në vlerë prej 229.531 denarë”, sqaroi Policia.
Policia ka paralajmëruar padi penale ndaj 48 vjeçarit R.H.