Kryeministri Kovaçevski i ftoi në takim liderët e partive politike parlamentare, kërkoi vendime gjithëpërfshirëse në Kuvend

Liderët e partive politike parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mund të takohen të hënën e ardhshme nëse e pranojnë ftesën e kryeministrit të vendit, Dimitar Kovaçevski, transmeton Portalb.mk.

“Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, do të dërgojë ftesë deri te partitë politike parlamentare për takim të liderëve, që do të mbahet më 7.11.2022 (e hënë) në ora 12:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Qeveria.

Kryeministria sqaroi që ky takim do të shënojë hapjen e debatit për të ardhmen evropiane të vendit dhe vendimet që duhet të merren në Kuvend me një konsensus të gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button