Padi për dy qytetarë të Bullgarisë për kryerjen e 21 veprave penale në Maqedoninë e Veriut

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj dy personave në lidhje me kryerjen e 21 veprave penale “mashtrim” në Maqedoninë e Veriut brenda një muaji, transmeton Portalb.mk.

“Të akuzuarit në periudhën prej datës 17.08.2022 deri më 10.09.2022, kanë telefonuar disa të moshuar nga Ohri dhe duke u prezantuar rrejshëm, i kanë njoftuar se në aksidente trafiku janë lënduar rëndë anëtarë të familjes së tyre. Në të njëjtën kohë, duke i mashtruar, të dëmtuarve u premtuan se me një shumë të caktuar parash do t’i ndihmojnë për t’i liruar nga përgjegjësia penale”, sqaroi Policia.

I akuzuar është 51 vjeçari K.I. dhe 56 vjeçari G.M. nga Bllagoevgradi i Bullgarisë, të cilët dyshohet se vetëm nga tri raste kanë arritur të përfitojnë 1 077 320 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button