Filipine, 132 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut

Të paktën 132 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra Kombëtare për Situatat Emergjente dhe Reduktimin e Rrezikut njoftoi se rreth 2,5 milionë njerëz janë prekur nga stuhia tropikale Nalgae, ndërsa 866 mijë banorë janë evakuuar.

Në njoftim thuhet se të paktën 132 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë lënduar. Kërkimet vazhdojnë për 33 persona të zhdukur.

Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr vizitoi qytetin më të goditur Maguindanao me helikopter.

Marcos tha se në zonën e prekur nuk kishte pemë dhe për këtë arsye ka ndodhur katastrofa. Ai paralajmëroi ndihmë humanitare për njerëzit në zonat e prekura.

Presidenti urdhëroi zyrtarët të marrin masa para stuhisë së mundshme tropikale deri në fund të vitit.

“Pemët vazhdojnë të priten. Këtë e dëgjojmë gjatë gjithë kohës dhe për këtë arsye ndodhin rrëshqitjet e dheut”, tha Macros.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button