Në Maqedoninë e Veriut u regjistrua ulje e prodhimit dhe numrit të punëtorëve në industri

Në shtator të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve dhe prodhimit në industri, krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Prodhimi industrial brenda këtij viti është ulur për 0.5 për qind, ndërkohë numri i të punësuarve për 0.4 për qind.

“Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimi në muajin gusht të vitit 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje tek Prodhimet kapitale për 49.9 %, Mallra të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 25.4 %, dhe Mallra jo të qëndrueshme të konsumit të gjerë për 2.8 %, derisa rënie vërehet te Energjia për 5.2 % dhe Prodhimet intermediare, përveç energjisë për 24.7 %”, sqarojnë nga Enti.

Raportohet që në sektorin e Energjisë është regjistruar ulje e numrit të punëtorëve për 6.3 për qind, ndërkohë te Produktet kapitale për 7.3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button