MC Kresha para Norës dhe Gentës (Video)

Kënga “Luv Luv” e MC Kreshës është kënga më e klikuara gjatë muajit maj në youtube.com nga këngëtarët e Kosovës.

MC Kresha, pa u zhveshur nudo, ka arritur që të dal i pari gjatë muajit maj duke marrë 859,174 klikime, edhe pse video e tij doli një javë pas këngës “Feel” të Genta Ismajlit dhe “E dehun” të Era Istrefit.

Por, derisa MC Kresha e lansoi këngën e tij një javë pas Gentës e Erës, kënga superseksi e Nora Istrefit “Baby jem” ka arritur që të jetë më e klikuara se dy të parat duke marrë 659,972 klikime.

Kurse bashkëpunimi i Genta Ismajlit me Ardian Bujupin dhe Dalool, “Feel” ka stagnuar dy javët e fundit dhe nuk është klikuar më shumë se 645 950 herë.

Edhe Era Istefi me këngën “E dehun” gjendet më poshtë më 589 085 klikime.

Një tjetër këngë është dëgjuar shumë këtë javë, është ky bashkëpunimi i Gjirës me Argjentina Ramosajt me këngën “Deja vu” e cila u lansua më 24 maj dhe ka 313 374 klikime.

Ndërkaq më poshtë gjendet kënga e Loni Gashit në bashkëpunim me Stresin “Crazy and Wild” që ka marrë 276 765./ Express

Lajme të ngjashme

Back to top button