Kontrollë në objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar, janë arrestuar 12 persona

Dje gjatë ditës dhe në mbrëmje, policia ka kryer konrolle në objekte hotelerike në Tetovë dhe Gostivar, ku dhe janë arrestuar 12 persona, te njëri prej objekteve është gjetur kokainë, ndërsa, disa persona kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, transmeton Portalb.mk.

“Dje në mbrëmje (24.10.2022) në periudhën prej 23:35 deri në 13:20, zyrtarët policorë të MPB-së në bashkëpunim me zyrtarët policorë të SPB-së së Tetovës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës ka kryer kontroll në një objekt hoteliere në Zherovjan të Tetovës në pronësi të H.A.(33) nga Bogovina e Tetovës. Gjatë kontrollit G.B.(52) nga Kroacia është privuar nga liria për shkak se i është gjetur kokainë, si dhe janë arrestuar P.O.(20) nga Ukraina dhe J.G.(29) nga Serbia. Të tre personat janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftuan nga MPB.

Zyrtarët policor të MPB-së, SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, dje (24.10.2022), po ashtu kanë kryer kontroll aksion në Gostivar dhe rreth orës 11:00, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, ku janë arrestuar Xh. A.(39), Sh.U.(43), V.U.(46), S.D.(46), të gjithë nga Republika e Turqisë, R.K.(54), G.B.(56) dhe A.J.(41), të gjithë nga Republika e Shqipërisë dhe M.R (55) nga Republika e Serbisë.

“Përveç këtyre personave, për shkak të pengimit të zyrtarëve policorë në kryerjen e veprimeve zyrtare, në ora 12.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, është arrestuar J.Z. nga Çegrani i Gostivarit. Të gjithë janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për procedurë të mëtutjeshme dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button