RMV, kontrolle nëpër objekte hotelierike Shkup, janë konstatuar 11 shkelje

Janë konstatuar 11 shkelje, prej të cilave dy nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, shtatë nga Ligji për sigurinë në komunikacionin rrugor, një nga ligji për letërnjoftim dhe një nga ligji për automjete, sot në orën 00:00 dhe 04:00 në zonën e gjerë të qytetit të Shkupit, njofton Portalb.

“Është kryer kontroll në të cilin janë kontrolluar 97 objekte hoteliere dhe 37 automjete, me ç’rast janë konstatuar 11 shkelje. Njëherit, në zonën e Bit Pazarit dhe Karposhit nga ana e punonjësve policorë nga SPB-Shkup janë privuar nga liria tre persona, për shkak të kundërvajtjeve të kryera nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe një shkelje të Ligjit për letërnjoftim, dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, njofton MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button