Musliu: Kemi shumë të panjohura për rolin e Qendrës humanitare ruso – serbe në Nish

Insistimi nga ana e Rusisë që personeli që punon në qendrën humanitare ruso –serbe në Nish të marrë status diplomatik ngre disa pyetje, tha drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erold Musliu në emisionin 360 shkallë në TV Alsat, në pyetjen cili është roli i Qendrën në Nish në kërcënimet dhe sulmet hibride në rajon përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Qendra humanitare ruso – serbe është prezente në rajon që nga viti 2012, është formuar për qëllime humanitare, për realizimin e operacioneve të karakterit shpëtues, megjithatë insistimi nga pala ruse gjatë gjithë kohësë që personeli atje të ketë status special, status diplomatik ngre disa pyetje. Nga ana  tjetër, Serbia për gjithë periudhën ka hedhur poshtë me sukses këto insistime nga ana ruse. Me sukses sepse, presioni nga ana ruse që personeli të marrë status diplomatik ishte i madh, ndërsa realisht zyrtarët që punojnë aty nuk duhet të kenë status diplomatik”, deklaroi Musliu.

Ai tha se, pas agresionit rus ndaj Ukrainës, të paktën deri më tani, nuk ka kërcënim konvencional për sigurinë e vendit, sepse konflikti është larg, ndërsa Maqedonia e Veriut është edhe anëtare e NATO-s, por ai paralajmëroi se ka kërcënime indirekte përkatësisht, strategji hibride të cilën Rusia e implementon që nga viti 2012 apo 2013.

“Kur krijohet strategjia hibride nuk duhet të thotë se ai do të jetë sulm hibrid. Kur e krijojnë strategjinë hibride, strategët vendosin në tavolinë gjithçka që kanë në dispozicion – nga politika, diplomacia, zbulimi, ekonomia, siguria energjetike, kapaciteti ushtarako-industria, lajme të rrejshme dhe në fund cyber sulem. Kreator i strategjisë hibride ruse është komandanti i sotëm i shtabit gjeneral të armatës ruse, Gerasimov. Përshtypja ime është se Rusia, deri para fillimit të agresionit, funksiononte shumë më mirë me doktrinën e Gerasimovit që të jenë prezent dhe të ndikojnë në rajon, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe në rajone të tjera”, tha Musliu.

Ai theksoi se, deri para fillimit të agresionit ndaj Ukrainës, Rusia njihej për strukturë të organizuar mirë por të paparashikueshme, ndërsa tani me fillimin e agresioni dhe stagnimit të tyre në Ukrainë, largohet pjesa se janë mirë të organizuar, por mbetet pjesa se janë të paparashikueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button