Erdogan: Putini është shumë më i hapur për negociata për përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se “Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë” për përfundimin e luftës në Ukrainë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk jemi pa shpresë,” tha Erdogan për mundësinë e negociatave. “Pashë që Putini është shumë më i butë tani dhe më i hapur ndaj dialogut se më parë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Erdogan e deklaroi këtë gjatë kthimit nga Azerbejxhani, ndësa e publikoi gazeta “Huriet” dhe mediat e tjera. Në ndërkohë, lideri turk, i cili mbajti mbledhje me Putinin gjatë kohës së luftës, tha se është optimist se marrëveshja e arritur me ndërmjetësim të OKB-së dhe Turqisë, e cila mundësoi dërgesën e milionë tonëve të dirthrave ukrainase në tregjet botërore, mund të vazhdojë.

Putini është i hapur për negociata me Ukrainën që nga fillimi dhe asgjë ska ndryshuar në atë aspekt, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, duke komentuar deklaratën e presidentit turk.

Minsitria e Mbrojtjes e SHBA-së, dje njoftoi se , sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij rus Sergei Shoigu zhvilluan një bisedë telefonike për herë të parë nga 13 maji. Persona zyrtarë të mbrojtjes thanë se, për një kohë rusët nuk i janë përgjigjur përpjekjeve të SHBA-së për të vendosur komunikim.  Austin kishte “theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës”

Austin bisedoi edhe me ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Oleksij Reznikov “që të përsëris përkushtimin e palëkundur të SHBA-së për mbështetje të aftësisë së Ukrainës që t’i kundërvihet agresionit të Rusisë”, si dhe mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar për mbrojtjen e ardhshme të Ukrainës, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button