OJQ: Institucionet të dënojnë aktin e helmimit të kafshëve
Koalicioni i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve “Së bashku për kafshët, së bashku për qytetarët’, dënon ashpër helmimin e kafshëve që kohëve të fundit me intensitet të lartë po ndodhë në vendin tonë dhe para se gjithash në Veles, Strugë dhe Ohër.
Kërkojnë hetime për këto ngjarje duke u kapur dhe dënuar keqbërësit, reagojnë nga koalicioni.
Ata kërkojnë nga institucionet kompetente të dënojnë këtë akt duke përdorur helmet që paraqesin rrezik për kafshët dhe qytetarët.
Ndërkaq, klinikat infektive bëjnë të ditur se vetëm brenda muajit me dhjetëra pacientë kërkojnë ndihmë si pasojë e kafshimit nga qentë endacakë, të cilët paraqesin rrezik për jetën e njeriut, meqë shumica e tyre janë të pavaksinuar.