Cërvenkovska për akuzat se nuk ka raportuar pasurinë në KShPK: Nuk e paraqita kompaninë në të cilën është partner burri im pasi është në falimentim

Pasi u bë publik informacioni se kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, nuk e ka raportuar me kohë pronën në Komisionin anti-korrupsionit, për të cilën i pason gjobë prej 150 eurosh, Cërvenkovski thotë se nuk e ka paraqitur kompaninë në të cilën është ortak burri i saj, pasi është në falimentim, transmeton Portalb.mk.

Ajo tha se pret të marrë informacion nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dhe në ankesën e saj drejtuar KShPK-së do të thotë se nuk ka fshehur asnjë pasuri.

“A kam dhënë të dhëna jo të plota? Sido që të jetë, do të jap mendimin tim kur ta marr, kur ndoshta të kem të drejtën e ankimimit dhe kur të them atë që kam për të thënë. Nuk kam fshehur asnje pasuri sepse me fleten anketuese qe kam paraqitur ne KShPK kam derguar edhe nje shkrese ne te cilën kam theksuar kompaninë e permendur, ku bashkeshorti im është ortak 40 për qind dhe ka filluar procedura e falimentimit. Unë sipas interpretimit tim dhe interpretimit të avokatëve që merren me të drejtën tregtare deklarova se nuk kam asnjë detyrim të paraqes pronë në fletë anketë, e cila në fakt nuk është pronë, pasi deri në momentin e hapjes së procedurës së falimentimit me pasurinë falimentuese menaxhon administratori i falimentimit”, tha Cërvenkovski.

Ajo tha se as nuk ka fshehur ndonjë pronë dhe as që ka qenë ai qëllimi, pasi siç tha, ndryshe nuk do ta kishte njoftuar Antikorrupsionin me shkresë për pronën konkrete në fjalë.

“Se nuk a kam vendosur në listën anketuese e kam shpjeguar arsyen, ndërsa dhe nuk mund të vendos asgjë për pronësinë, që nuk është pronësi, dhe për atë kompani është mbyllur procedura e falimentimit”, ka shtuar Cërvenkovski.

Disa ditë më parë Alsat bëri të ditur se Cërvenkovska nuk e ka raportuar me kohë pronën në Antikorupsion, për çka i takon gjobë prej 150 euro. Gjatë mbledhjes së dokumenteve për pasurinë e të parit të këshillit gjyqësor, janë konstatuar një sërë mospërputhjesh në të dhëna dhe për këtë Antikorrupsioni do të njoftojë prokurorinë.

“Në kolegjium është zhvilluar një procedurë për nxjerrjen e shkeljes së konstatuar dhe urdhrin për pagesën e gjobës për mosdorëzimin në kohë të listës anketuese dhe kjo procedurë do të vazhdojë. Ka mospërputhje në të dhënat e theksuara në fletën e anketimit, ka kompani që janë në pronësi të njerëzve të afërt, bashkëshortit, dhe dyshimet që kemi konstatuar për personat privatë dhe juridikë nuk janë më kompetenca jonë. Ne e gjetëm këtë gjatë mbledhjes së informacionit. Për atë që kemi konstatuar gjatë hetimit dhe mbledhjes së informatave, do ta informojmë Prokurorinë Publike ”, tha Nuri Bajrami, anëtar i komisionit kundër korrupsionit.

Pavlina CËrvenkovska u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor nga Kuvendi në dhjetor të vitit 2020. Nga vitit 2006 deri në 2021 ka punuar si këshilltar gjyqësor në Qeveri, ndërsa ka punuar edhe si udhëheqës i sektorit në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga viti 1998 deri në 2002 ka punuar si avokat, ndërsa nga 1995 deri në 1998 si sekretar gjeneral i Odës së Kapitalit Privat të Maqedonisë së Veriut.

Ajo vjen në vendin e Kiro Zdravev i cili mori funksionin më 27 prill të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button