Kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor: Do të bëjmë gjithçka që ta ngritim besimin e qytetarëve në gjyqësorin

Kryetarja e re e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska paralajmëroi se kjo përbërje e këshillit nën udhëheqjen e saj do të bëjë përpjekje maksimale që të ngrit dinjitetin e sistemit gjyqësor për të paktën një shkallë që ta ngrit besimin e qytetarëve në gjyqësor. Ajo sot u zgjodh njëzëri nga anëtarët prezent në seancë, ndërsa mandati do t’i zgjas dy vite, pa mundësinë e rizgjedhjes, transmeton Portalb.mk.

“Përbërja e këtij Këshilli Gjyqësor, me mua si kryetare, do të bëjë gjithçka, do të bëjë përpjekje maksimale që të ngrit dinjitetin e sistemit gjyqësor për të paktën një shkallë që ta ngrit besimin e qytetarëve në gjyqësor. Është koha të tregojmë se ky sistem gjyqësor dhe me këtë Këshill Gjyqësor mund të bëjnë shumë, se ka njohuri, ka kapacitet”, tha ajo.

Pavlina Crvenkovska u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor nga Kuvendi në dhjetor të vitit të kaluar. Nga vitit 2006 deri në 2021 ka punuar si këshilltar gjyqësor në Qeveri, ndërsa ka punuar edhe si udhëheqës i sektorit në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga viti 1998 deri në 2002 ka punuar si avokat, ndërsa nga 1995 deri në 1998 si sekretar gjeneral i Odës së Kapitalit Privat të Maqedonisë së Veriut.

Ajo vjen në vendin e Kiro Zdravev i cili mori funksionin më 27 prill të vitit 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button