Me filmin “Unë jam njeriu yt”, të shtunën hapet “Ditët e Filmit Gjerman”
Ambasada e Gjermanisë në Shkup, së bashku me Kinotekën në Shkup, Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” në Tetovë dhe “Europe House” në Strumicë dhe Kriva Pallankë, organizojnë “Ditët e Filmit Gjerman”.
Ambasadorja Holstein hap Ditët e Filmit më datën 15 tetor, në orën 20:00 në Kinotekën në Shkup me një fjalë përshëndetëse, ndërsa më pas do të shfaqet filmi i dekoruar me çmimin gjerman të filmit në 2021 “Unë jam njeriu yt”.
Programin e plotë e gjeni: KËTU. Filmat do të shfaqen në gjuhën origjinale gjermane, me përkthim në maqedonisht dhe shqip.
Çmimi i biletit në Kinotekën në Shkup është 100 denarë.
Në qytetet tjera hyrja është falas.