Ministrja e Mbrojtjes e RMV-së në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën në Bruksel

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, në selinë e NATO-s në Bruksel, ka marrë pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën të organizuar nga SHBA-ja, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së vendit, në këtë takim kanë marrë pjesë edhe sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe një numër i madh i ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s

“Maqedonia e Veriut ka treguar në vepër se, së bashku me aleatët e saj, është e vendosur të ndihmojë dhe mbështesë Ukrainën, sepse kjo mbështetje nënkupton edhe mbështetje për mbrojtjen e sovranitetit territorial dhe pavarësisë së këtij vendi që u sulmua brutalisht dhe pa provokim”, ka thënë Petrovska në takim.

“Qëllimi ynë kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë zgjatja e luftës, por që një Ukrainë e pavarur dhe sovrane të jetë në gjendje të mbrohet kundër agresionit ndaj saj”, ka shtuar ajo.

Ajo ka theksuar se deri më tani, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë tri vendime për ndihmë dhe mbështetje për Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button