Hakerat publikuan të dhënat e rreth 7 mijë efektivëve të Policisë së Shqipërisë

Të dhënat personale të 6899 efektivëve të Policisë së Shtetit janë publikuar nga hakerat e grupit të ashtuquajtur Homeland Justice. Përmes platformës të komunikimit, Telegram ata nxorën 4 lista të uniformave blu, me të dhëna si identiteti i personit, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto. Mes punonjësve, ka dhe ish-efektivë të cilët prej vitesh janë larguar nga radhët e policisë.

Materiali i shpërndarë, shoqërohet dhe me një paralajmërim nga grupi i hakerave të cilët shkruajnë: Ndoshta njerëzit në këtë listë, janë targeti i ardhshëm. Bëni Kujdes!

Tv Klan u interesua pranë autoriteteve përgjegjëse për administrimin e këtyre të dhënave dhe mësoi se deri në këtë fazë nuk është përcaktuar ende sistemi nga kanë rrjedhur ato.

Prej javësh, hakerat iranianë publikojnë të dhëna sensitive kryesisht të lidhura me Policinë e Shtetit, megjithatë deri në këtë fazë veç TIMS, nuk është e qartë se nëse pre e sulmit kanë qenë edhe sisteme të tjera që përdoren nga uniformat blu. Policia ka mohuar zyrtarisht që hakerat të kenë hyrë në sistemin Memex, që disponon informacione mbi individë e grupe kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button