RMV, aktgjykim lirues për personin i cili e ka vrarë dhëndrin pasi me hanxhar e ka sulmuar në shtëpi

Aktgjykim lirues mori sot manastirasi Toni Gjorgjievski – Ferdo i cili e ka vrarë dhëndrin e tij Stojançe Sokollov (44), derisa më 21 shkurt ka gjuajtur ndaj tij me pistoletë pasi që me hanxhar e ka sulmuar në shtëpi dhe e ka kërcënuar atë bashkë me gjithë familjen, njofton Portalb.mk.

“Për ne si familje kjo nënkupton përfundimisht paqe dhe drejtësi reale pas 8 muajve të kaluara nëpër ferr”, deklaroi Joco Gjorgjievski, i cili shtoi se babai i tij tani do të dalë nga paraburgimi.

Gjorgjievski u akuzua për vrasje sipas nenit 123 paragrafi 1 i Kodit Penal se me paramendim e ka vrarë Sokollovin. Në kumtesën e Prokurorisë qëndronte se dhëndri i armatosur me thikë të gjatë, ka filluar ta godasë me shqelma derën e shtëpisë prej druri dhe të njëjtën e ka thyer. Sapo ka hyrë në shtëpi, në paradhomë ka qenë i pritur nga i dyshuari i cili ka gjuajtur direkt në të me pistoletën që e ka poseduar me leje. E ka gjuajtur me dy plumba, dhe Sokollov ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Pas kësaj, Ferdo u paraburgos, ndërkaq familja e tij organizoi protesta për lirinë e tij. Në protesta janë ankuar se 20 vite e ka duruar torturën e tij dhe se ai e ka keqtrajtuar bashkëshorten e tij të pakurorëzuar, fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes. Djali Jove në protestë ka deklaruar se vrasja ka qenë në vetëmbrojtje pasi që tanimë i vrari ka ardhur me qëllim që t’i rrahë, i ka sulmuar me thikë, kështu që babai e ka pasur të domosdoshme që të gjuajë që t’i mbrojë pesë anëtarët tjerë të familjes që kanë qenë në shtëpi.

“Askush s’ka dashur që ai të vdes, por s’kishim zgjidhje tjetër përveç të gjuajë”, tha Jove.

Manastirasit kanë dalë masivisht përpara gjykatës që të kërkojnë lirim me kusht për babain e Joves.

 

Ndryshe, më 15 shkurt të këtij viti Gjykata në Veles e liroi nga akuza 23-vjeçaren Pavlinka Ilioska, e cila e ka vrarë parterin e saj derisa ai ishte duke e dhunuar fizikisht dhe verbalisht. I ndjeri ishte polic në SPB Veles, në dy raste ishte dënuar me kusht për dy vepra në Gjykatën Themelore Veles.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button