Ministria e Jashtme e RMV-së me apel: Mos udhëtoni në Iran

Ministria e Punëve të Jashtme apelon të gjithë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Republikën Islamike të Iranit, për shkak protestave të dhunshme në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Teheran, transmeton Portalb.mk.

MPJ po ashtu u bëri thirrje shtetasve të RMV-së që ndodhen në territorin e Iranit, të qëndrojnë në vende të sigurta, të shmangin tubimet publike dhe nëse nuk kanë arsye të rëndësishme, të largohen nga vendi.

“Për informata shtesë, të gjithë qytetarët tanë, të cilët ndodhen brenda apo jashtë vendit, duhet të ndjekin vetëm kanalet zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, rrjetet sociale të Ministrisë dhe Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, si përfaqësi diplomatiko-konsullore përgjegjëse për Iranin. Njëkohësisht, qytetarët tanë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit të kujdestar të Ministrisë së Punëve të Jashtme +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: [email protected]”, thuhet në kumtesë

Në kumtesë më tej thuhet se, Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të ndjekë situatën në Iran dhe të informojë në kohë për udhëzimet e mundshme për veprim për qytetarët tanë.

Kujtojmë se, protestat në Iran – pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini – kanë hyrë në javën e katërt. Amini, grua e re kurde, ka vdekur më 16 shtator, pas arrestimit nga Policia për Moral, në Teheren, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë. Përplasjet mes policisë dhe protestuesve kanë rezultuar me disa persona të vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button