Hulumtim i ri: Si të përshpejtohet trajtimi i kancerit të gjirit te pacientët rezistent ndaj kimioterapisë

Shkencëtarët kanë identifikuar lloje të qelizave imune që mund të synohen për të zhvilluar imunoterapi specifike për kancerin e gjirit rezistent ndaj kimioterapisë, shkruan Panacea.

Gjegjësisht, derisa kimioterapia mund të mos vrasë qelizat e kancerit te këta pacientë me rrezik të lartë, imunoterapia, lloj trajtimi që ndihmon sistemin imunitar të sulmojë qelizat e kancerit, mund të sjellë përfitime, besojnë shkencëtarët.

Hulumtimet e reja kanë treguar se qelizat e kancerit rezistente ndaj kimioterapisë kanë shumë pak qeliza imune rreth tyre, por se kimioterapia shkaktoi ndryshime në disa lloje të qelizave imune.

Në veçanti, u gjet një rritje në numrin e qelizave “të lindura” (qelizat që reagojnë fillimisht) si neutrofilet dhe qelizat vrasëse natyrore (NK). Qelizat NK ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet dhe kancerin.
Por hulumtimi i publikuar në Clinical Cancer Research tregoi se numri i shtuar i qelizave NK te pacientët me sëmundje rezistente ndaj kimioterapisë nuk kishte aktivitet citotoksik – një “instinkt vrasës”.

Gjithashtu u gjetën gjene të lidhura me imunitetin të lidhur me qelizat NK, të cilat nga ana e tyre ishin të lidhura me frenimin ose lodhjen e qelizave, që do të thoshte se qelizat NK nuk mund të luftonin qelizat e kancerit.

Mendohet se kjo pasqyrë e re në sjelljen e qelizave NK mund të përdoret për të zhvilluar imunoterapi specifike për këta pacientë me rrezik të lartë, të cilat duhet të hulumtohen në provat klinike të ardhshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button