Dita e dytë e mbledhjes së Komitetit të Përzier Parlamentar RMV-BE në Strasburg

Komiteti i Përzier Parlamentar Maqedonia e Veriut – Bashkimi Evropian, sot vazhdon ditën e dytë të mbledhjes në Parlamentin Evropian.

Në rend dite, do të ketë pika për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, shoqërinë civile, krizën energjetike dhe mjedisin jetësor, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal dhe për raportin për dialog “Zhan Mone”.

Zëvendës-kryeministri i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dje ka mbajtur fjalim para anëtarëve të Komisionit të Përbashkët Parlamentar në temën: “Shkëmbimi i mendimeve me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Këshillit të BE-së dhe Komisionit Evropian për marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. “, në të cilën ai theksoi se Parlamenti do të jetë një partner kryesor në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nga i cili do të varet dinamika e rrjedhës së negociatave, veçanërisht nga roli dhe veprimtaria e organeve të tij, Komisioni për Çështje Evropiane dhe Këshilli Kombëtar për Integrim Evropian.

Në fjalën e tij, Mariçiq prezantoi strukturën e re të miratuar të negociatave, e cila është përcaktuar për t’iu përgjigjur metodologjisë së re dhe në të njëjtën kohë për të mundësuar transparencë dhe gjithëpërfshirje të procesit.

Deputetja Sonja Mirakovska, bashkë-kryetare e Komisionit të Përbashkët Parlamentar Maqedoni e Veriut-BE, theksoi se negociatat për anëtarësim nuk janë operacion i thjeshtë teknik, por një paketë komplekse reformash, përshtatje e infrastrukturës institucionale dhe aktivitet i zgjeruar i informimit të publikut për avantazhet e zbatimit të tyre.

Eurodeputeti Andreas Schieder në fjalën e tij hyrëse nënvizoi se se besueshmëria e BE-së u konfirmua me fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se angazhimi dhe përkushtimi për integrimin evropian të vendit u materializua me meritë, por tani që pala më e rëndësishme dialogu dhe konsensusi ndërpartiak, i cili mund të avancohet në kuadër të aktiviteteve të dialogut “Jean Monet”.

Mikela Matuela, ushtruese e detyrës së drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin e Bashkimit, tha se me fillimin e negociatave, marrëdhëniet mes Maqedonia e Veriut dhe BE-ja hyjnë në një fazë të re, dhe procesi i skriningut nuk është vetëm teknik, por një proces transformimi.

Raportuesi i përhershëm për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyçyk, tregoi se procesi i negociatave është në duar të sigurta dhe se Maqedonia e Veriut meriton të gjitha lavdërimet për përkushtimin e saj ndaj integrimeve evropiane, bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Ndryshe, nga data 15 deri më 27 shtator, në Bruksel në kuadër të procesit të skriningut RMV-BE u mbajtën takime për fushat dhe kapitujt e grupit të të Drejtave themelore, ku Komisioni Evropian prezanton legjislacionin e tij për këto fusha.

Prej 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, do vazhdojë faza e dytë e skriningut, gjegjësisht atij bilateral. Në këtë proces Maqedonia e Veriut do të paraqesë shkallën e përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, strukturën institucionale të zbatimit të ligjit. Në atë periudhë, ekipi i RMV-së do t’i prezantojë para përfaqësuesve të KE-së planet për harmonizim të mëtejmë dhe për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe administrative, si dhe resurset e nevojshme njerëzore, financiare dhe IT për zbatimin e standardeve evropiane.

Pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button