Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga mbledhja e 86-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e 86-të ku u sigurua që EMV do të prodhojë energji termike për qytetarët e Shkupit, konkretisht për Aerodromin, Gazi Babën, Gjorçe Petrovin, Karposhin, Kisella Vodën, Qendrën dhe Çairin, transmeton Portalb.mk.

Në këtë seancë u vendos të shkëputen shtatë marrëveshje për koncesionin e shtatë hidrocentraleve të vogla në sipërfaqet e mbrojtura në Parkun Sharr.

Qeveria në këtë seancë i shqyrtoi hapat për fillimin e procesit të skriningut bilateral, si fazë pas skriningut shpjegues. Skriningu bilateral pritet të fillojë më 7 nëntor, ndërsa Raporti përgatitet në Komisionin Evropian, ndërsa duhet të miratohet në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Ushtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në misionin e NATO-s në Irak (NATO Mission Iraq) dhe Letoni (Enhanced Forëard Presence).

Qeveria miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në rastet e fatkeqësive natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button