Në Maqedoninë e Veriut 74 % e qytetarëve kryejnë pagesa përmes kartelës

Në Konferencën për transformimin digjital të pagesave që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, nën organizimin e Bankës Popullore në vend, theksohet që pagesa përmes kartelës po rritet vazhdimisht, transmeton Portalb.mk.

“Trendi i rritjes së digjitalizimit është i pranishëm edhe te ne, më saktësisht 74 për qind e të moshuarve kryejnë pagesa në formë digjitale”, sqaroi guvernatorja e Maqedonisë së Veriut. Anita Angelovska – Bezhoska.

Raportohet që në vendet e zhvilluara tashmë 95 % e qytetarëve të moshuar e shfrytëzojnë pagesën digjitale, ndërsa në vendet me ekonomi në zhvillim vetëm 57 %.

Ndryshe, “E ardhmja perspektive e pagesave digjitale” është tema e konferencës së 14-të që organizohet nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Qendrore të Holandës. “Vala globale e shfrytëzimit të pagesave digjitale, mundësitë dhe sfidat”, është tema për të cilën do të flitet ditën e parë. Po këtë ditë do të flitet edhe për përfshirjen e shteteve në dizajnimin e valutës digjitale, konkretisht për “Euro-n digjitale”. Dita e dytë e aktiviteteve do të përfshijë përvojat holandeze.

“Nëse para dy vjetëve, një nga katër pagesat është kryer në formë elektronike, ndërsa tre tjerat në sportelet e bankave në letër, nga viti 2020 dhe pjesën e parë të vitit 2021, çdo e treta pagesë kryhet në formë elektronike”, deklaroi vitin e kaluar, zëvendësguvernatorja e Maqedonisë së Veriut, Emilija Nacevska.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button