Prej 15 deri 18 tetor në Maqedoninë e Veriut do të realizohen Ditët e Filmit Gjerman
Ministria e Kulturës sqaroi që në kuadër të muajit tetor jeta kulturore në Maqedoninë e Veriut do të begatohet edhe me Ditët e Filmit Gjerman, transmeton Portalb.mk.
“Nga data 15 deri më 18 tetor në orën 20:00. në programin e kinemasë janë Ditët e Filmit Gjerman. “Njeri sipas madhësisë suaj”, “Rabije Kurnaz kundër Xhorxh Bush i Ri”, “Aeiou: Alfabeti i shkurt i dashurisë“ dhe “Bastardi”, janë filmat që do të shfaqen”, raportoi Ministria e Kulturës.
Ndryshe, në ditët e para të këtij muaji do të realizohet festivali “Xhifoni” dhe “Kinenova”.
“Do të shfaqet edhe filmi „Arizona Dream” i Emir Kusturicës, si dhe hiti kinematografik norvegjez „Njeriu më i keq në botë” i regjisorit Joakim Trir”, shpalosin detaje për programin e muajit tetor.
Në programin e muajit tetor planifikohet edhe shfaqja e filmit kroat të Stanislav Tomiq, filmit maqedonas “Anije me perla”, dokumentarit maqedonas “Trn” dhe “I përmbysur”.