RMV, Ministria e Kulturës ka marrë vendim për ndarjen e çmimit “11 tetori”

Ministria e Kulturës ka miratuar vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “11 tetori” për vitin 2022, për mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive tjera me interes publik të RMV-së transmeton Portalb.mk

Çmimi për vepër jetësore në fushën e shkencës iu nda Prof. Dr. Metodi Çepreganov, neuropsikiatër, ndërsa çmimi për vepër jetësore në fushën e kulturës dhe artit, iu dha tre personave, si: Lindita Ahmeti– poete; Tomislav Osmanli-shkrimtar; Micko Jankulovski– artist.

Më 11 tetor, 2022 (e martë) në Ditën e Kryengritjes së Popullit Maqedonas, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, do të bëhet dorëzimi i çmimeve për fituesit.

Ndryshe, çmimi shtetëror „11 Tetori” ndahet për individë, grup krijuesish, ekipe, institute, shoqëri tregtare dhe shoqata qytetarësh në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button