Petkoviçit i ndalohet sërish hyrja në Kosovë
Drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, sot i është ndaluar vizita në Kosovë, raporton EN. Sipas mediave vendase, Petkoviçit është hera e nëntë radhazi që i është ndaluar hyrja në Kosovë, që nga fillimi i vitit të kaluar.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç i është ndaluar sërish sot hyrja në Kosovës, ashtu si dje.
Në muajin korrik Petkoviçit iu ndaluar 2 herë hyrja në Kosovë.
Ai i bëri thirrje Prishtinës dhe BE-së që të reflektojnë nëse mendojnë të vazhdojnë bisedimet me Beogradin në Bruksel.
Sipas tij Beogradi është i gatshëm të bisedojë dhe të shkojë në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi me Kosovën.
Petkoviç vazhdon të insistojë se kryeministri kosovar Albin Kurti po shkel të gjitha marrëveshjet.