Pse kur hamë akullore, kemi dhimbje koke?
Pse të hash akullore, mund të të shkaktojë dhimbje koke? Bëhet fjalë për disa dhimbje koke ekstreme të cilat i provojnë në fakt disa njerëz pasi hanë akullore, por që për fat të mirë, zgjasin vetëm disa sekonda.
Shkaku i kësaj dukurie gjendet në zgjerimin e shpejtë të arterieve cerebrale, enë gjaku këto që përshkojnë pjesë të trurit, shkaktuar nga lëngje të ftohta.
Shkencëtarët vlerësojnë se ky proces është në fakt një mekanizëm mbrojtës i trurit, i cili shoqërohet më pas duke rritur fluksin e gjakut të ngrohtë.
Por për shkak se kafka është si një enë e mbyllur, një rritje e shpejtë e vëllimit të gjakut në qarkullim, shkakton dhimbje koke dhe intensive madje.
Këto përfundime i ka arritur kohët e fundit një ekip i studiuesve amerikanë, sipas të cilëve këto luhatje në arteriet e trurit, shfaqen pikërisht kur hamë akullore. /KP/