Biden thotë se “pandemia e Covid-it ka mbaruar”, megjithë qindra vdekjet e çdo ditëshme në SHBA

Joe Biden ka thënë se “pandemia ka mbaruar” në një intervistë të transmetuar të dielën, megjithëse ai pranoi se “ne kemi ende problem me Covidin”, pasi SHBA vazhdon të përballet me infeksionet e koronavirusit që vrasin qindra amerikanë në ditë, transmeton The Guardian.

Presidenti për “60 Minutes” të CBS-së tha: “Ne kemi ende problem me Covidin. Jemi ende duke bërë shumë punë, por pandemia ka marrë fund. Nëse vini re, askush nuk mban maska. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë. Dhe kështu mendoj se po ndryshon.”

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se koronavirusi ende përbën “urgjencë akute globale” dhe theksoi se gjatë tetë muajve të parë të vitit  2022 më shumë se 1 milion njerëz vdiqën nga Covid-19.

Në SHBA, pandemia është zvogëluar ndjeshëm që nga fillimi i mandatit të Bidenit, kur më shumë se 3,000 amerikanë vdisnin në ditë, pasi kujdesi i shtuar, medikamentet dhe vaksinat janë bërë më të disponueshme.

Por gati 400 njerëz në ditë vazhdojnë të vdesin nga Covidi në SHBA, sipas Qendrave të SHBA-së për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Biden kaloi më shumë se dy javë i izoluar në Shtëpinë e Bardhë pas dy periudhave të Covidit, duke filluar nga korriku. Gruaja e tij, Jill, u infektua me virusin në gusht. Biden tha se rastet e lehta ishin dëshmi e përmirësimeve në kujdes gjatë presidencës së tij.

Biden i ka kërkuar Kongresit 22.4 miliardë dollarë më shumë fonde për t’u përgatitur për një rritje të mundshme të rasteve në vjeshtë.

Lidhur me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Donald Trump në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, Biden për 60 Minutes tha ishte “krejtësisht i papërgjegjshëm”.

“Mendova, ‘çfarë të dhënash kishte aty që mund të komprometonin burimet dhe metodat?’ Dhe me këtë nënkuptoj emrat e njerëzve që ndihmojnë etj – dhe është thjesht krejtësisht e papërgjegjshme.”

Biden tha se nuk kishte marrë një informim të klasifikuar mbi përmbajtjen e dokumenteve të sekuestruara nga FBI gjatë kontrollit në rezidencën e Trumpit në Florida.

“Unë nuk kam kërkuar specifikat e atyre dokumenteve, sepse nuk dua të futem në mes nëse departamenti i drejtësisë duhet të lëvizë apo jo në veprime të caktuara që mund të ndërmarrë,” tha Biden. “Unë rashë dakord që nuk do t’u thoja se çfarë të bënin dhe në fakt nuk do të përfshihesha duke u thënë se si të ndjekin penalisht apo jo.”

Departamenti i Drejtësisë ka thënë se po heton Trumpin për heqjen e të dhënave të Shtëpisë së Bardhë pasi besonte se mbante në mënyrë të paligjshme dokumente, duke përfshirë disa që përfshinin mbledhjen e inteligjencës dhe burime klandestine njerëzore – ndër sekretet më të fshehta të Amerikës.

Shefi i inteligjencës së Bidenit po heton gjithashtu nëse zbulimi i informacionit në ato dokumente paraqiste rreziqe për sigurinë kombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button