Sheqerinska: Gruevski në panik për shkak të rekomandimit të Bashkimit Evropian

Nikolla Gruevski po ballafaqohet me pasojat e qeverisjes së tij jodemokratike. Hapësirë për pretekst më nuk ka. Gruevski këtë e di.
Për këtë shkak ai është në panik për mundësinë e tërheqjes së rekomandimit për bisedimet e Maqedonisë me BE-në dhe prej kësaj nevoja për të gënjyer dhe për të kërkuar fajtorë”, ka deklaruar sot në konferencë për shtyp, zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska.

Ajo ka përkujtuar vendimet e Këshillit të BE-së prej 17 dhjetorit të vitit 2013 ku në mënyrë të paluhatshme shkruhen detyrat që Maqedonia duhet të kryej në vitin 2014: mbizotërim të drejtësisë, gjyqësi e pavarur, luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, liria e të shprehurit, ndarje të shtetit nga partia etj.

“Asnjë nga këto detyra nuk është kryer. Përkundrazi, situata në vend pas këtyre pyetjeve edhe më shumë është përkeqësuar. Në vend që të përmirësohet, OSBE/ODIHR këtë vit ka dal me vërejtje edhe më të mëdha: për barazimin e partisë me shtetin, për mediume joobjektive, për institucione jofunksionale dhe mosrespektim të ligjeve kyçe në shtet.

Përgjegjësia për këtë është vetëm e pushtetit”, ka theksuar ajo. Shekerinska, mes tjerash ka theksuar se në pjesën e lirisë së të shprehurit, Maqedonia ka vazhduar rënien e lirë në listat për liri të mediumeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button