Zbulohet lidhja mes Tony Blair dhe grusht shtetit ne Egjipt

Sapo kanë dalë akuza të reja mbi lidhjet ndërmjet Tony Blair dhe regjimit ushtarak të grushtit të shtetit.

Sipas një raporti te botuar në “The Mail”, Alistair Campbell, spiuni i Blair, ka vizituar Egjiptin për bisedime të gjata me ekipin e Abdel Fatah Al- Sisit, duke u dhënë këshilla se si duhet mbrojtur grusht shtetin në media.

Gazeta citon burime anonime diplomatike në Kajro, që thonë se Campbell foli me ndihmësit e lartë të Al- Sisit, si dhe politikanë të tjerë, duke kërkuar korrigjim për “problemin e imazhit” jashtë vendit.

“The Mail” njoftoi se këshilltarët e Al- Sisit kanë vizituar SHBA-në dhe Brukselin në një mision për të nxitur një imazh më pozitiv të regjimit, me qëllim për të ndihmuar fshehjen e mizorive të kryera ndaj protestuesve, vecanërisht ndaj përkrahësve të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursin.

Campbell ka diskutuar “perceptimet në mediat ndërkombëtare për Egjiptin”, ndërsa Blair e ka vlerësuar tejet grushtin ushtarak të shtetit, duke e cilësiar atë si ” shpëtim ” të Egjiptit.

Menjëherë pas grushtit të shtetit më korrik 2013, miliarderi egjiptian Naguib Sawiris priti Blairin në jahtin e tij në San Trope. Mail  citon Amr Musan, një këshilltar të Al- Sisit, i cili tha se Blair ka vizituar “disa herë vendin” dhe “e di se çfarë është e nevojshme për Egjiptin”. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button