Përurohet rruga e asfaltuar në Kondovë

Komuna e Sarajit bëri përurimin e asfaltimit të një rrugë lokale në vendbanimin Kondovë. Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, tha se ky projekt ka qenë i premtim i tij, gjatë zgjedhjeve locale, duke shtuar se punimet për asfaltimin e rrugës kanë filluar para zgjedhjeve parlamentare, por ata u  ndërpren për shkak të zgjedhjeve. Ai thotë se asfaltimin e kësaj rrugë Komuna e Sarajit e ka fituar nga Byroja për Zhvillim Ruralë, dhe  që kapë vlerën prej 13 milion denarë, me mjete këto që janë përfshirë asfaltimi I rrugës në Kondovë dhe pjesës tjetër Gllumovë-Arnaqi.

“Ky investim kapë vlerën prej 4 milion denarë dhe që e ka fituar Komuna e Sarajit nga Byroja për Zhvillim Rural dhe me këtë është mbyllur faza e parë e projektit. Gjatësia e rrugës është pesëqind metra, ndërsa gjerësia katër metra   Në fakt i gjithë projekti kapë vlerën rreth 13 milion denarë dhe faza tjetër është asfaltimi I rrugës që lidhe Gllumovën me  Arnaqinë, që është në gjatësi prej 1,5 kilometër”, shprehet Bekim Murati, Kryetar I Komunës së Sarajit.

Nga, Komuna e Sarajit, thonë se për këtë vitë ata kanë aplikuar me shumë projekte infrastrukturore,  në disa institucione vendore dhe të huaja, ku shpresojnë se nëse të gjitha projektet fitojnë, dukshëm do të ndikojnë në përmasimin e kushteve jetësore në të gjitha vendbanimet e komunës së Sarajit.

Lajme të ngjashme

Back to top button