Regjistrimi i popullatës nuk duhet të mohon apo garanton të drejtat e shqiptarëve

Mungesa e regjistrimit të popullatës në Maqedoni po shkakton probleme serioze në zhvillimin e mëtejshëm të vendit si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë demokratik. Arsyet pse u ndërpre i njëjti janë politike dhe fshehin qëllime të errëta. Kështu konkluduan pjesëmarrësit e debatit “Regjistrim menjëherë” të mbajtur sot në Tetovë, transmeton Portalb.

Organizatorë të debatit ishin Qendra për bashkëpunim ballkanik ‘Loja’, OJQ ‘8 shtatori’, Qendra Maqedonase për Arsimim Evropoian si dhe OJQ InfoQendra.

Salajdin Saliu profesor në USHT tha se problemi i regjistrimit duhet të shikohet si problem i madh i shtetit të Maqedonisë që ndikon seriozisht në vërtetësinë e procesit zgjedhor.

“Ne ende nuk kemi të dhëna për popullatën tonë. Ne jemi i vetmi shtet që kemi numër të votuesve po aq sa jemi edhe vet në numër duke e ditur se kemi anëtar të familjes që nuk kanë drejtë vote. Madje kemi një manipulim edhe më të madh pasi që nuk duhet të shikohen të drejtat e një populli të caktuar në bazë të numrit të popullatës së tij sepse të drejtat e popullsisë nuk janë numra apo përqindje ajo janë të detaj elementare të tij” tha mes tjerash Saliu.

Lupço Petkovski nga QMAE tha se po të bëjmë një analizë për arsyet e dështimit të regjistrimit në pah dalin shumë gjëra serioze, transmeton Portalb.

“Në fillim mund ta quajmë si dështim politik. Nga pala maqedonase frikohen shqiptarët mos të dalin më shumë se 25 përqind dhe sipas tyre të kërkojnë më shumë të drejta. Ndërsa nga ana tjetër, shqiptarët mundohen mos të dalin më pak se 20 përqind sepse kështu do tu mohoheshin të drejtat e tyre. Më pas kemi edhe mos-koordinimin e institucioneve për mënyrën e zhvillimit të regjistrimit. Në gjithë procesin kemi shumë paqartësi, kjo tregon se institucionet e tona nuk janë në gjendje ta realizojnë procesin e regjistrimit.” tha mes tjerash Petkovski.

Foto nga debati për regjistrimin e popullatës, Tetovë
Foto nga debati për regjistrimin e popullatës, Tetovë

Adërdita Haxhijahja Imeri  tha se regjistrimi i popullsisë është  një problem politik ndërsa është tejet e gabuar qasja që të drejtat e shqiptarëve apo pakicave garantohen në bazë të përqindjes së tyre e jo Kushtetutës.

“Jam shumë e demoralizuar nga elita politike shqiptare pasi që ajo nuk ka mundur të bëjë asgjë brenda 10 viteve.  Të drejtat tona janë të garantuara me kushtetutë dhe jo në bazë të përqindjes. Ne nuk mund të presim regjistrimin dhe ndërkohë të mohohen apo pohohen të drejtat tona të gjuhës apo diçka tjetër, mendoj se institucionet kanë dështuar në këtë aspekt.” tha mes tjerash Imeri.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button