Ujku konsiderohet kafshë që shkakton dëme dhe është legal për vrasjen e të cilit jepet shpërblim
Ujku ende, në vendin tonë, konsiderohet si kafshë që shkakton dëme. Është një nga tre bishat e mëdha që i popullojnë malet tona, përveç ariut dhe rrëqebullit, poq që e ka mbrojtjen më të vogël. Kjo kafshë është ende cak legal, për vrasjen e të cilës ka merret shpërblim, ndonëse grupet mjedisore vendase apelojnë se popullsia e tij është në rënie. Vlerësohet se aktualisht në pyjet tona jetojnë mbi 400 ujqër, të cilët përveç lejes së gjuetisë përballen me një sërë kërcënimesh të tjera, një prej të cilave është hibridizimi me qen, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Sipas ligjit aktual të gjuetisë, ujku, së bashku me dhelprën, kunadhen, nuselalat dhe shumë kafshë e shpendë të tjerë, është kafshë pa fare mbrojtje. Ndryshe nga kafshët e egra nën mbrojtje, për këto kafshë nuk ka kufi gjuetie apo ndalim të përkohshëm apo të përhershëm të gjuetisë. Ligji, për gjahun e kafshëve të egra zë dëmshme, parashikon edhe shpërblime të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë. Konkretisht për ujkun çmimi është 50 euro.
“Duhet të ndryshohet ligji dhe gjuetia e ujkut të kufizohet me leje gjuetie sepse popullsia në vend është në rënie të vazhdueshme”, thotë Dime Mellovski nga Shoqata Ekologjike e Maqedonisë.
Ai thekson se mbrojtja e përhershme nuk është një zgjidhje e mirë, e cila tashmë është vërtetuar një herë në praktikë, por duhet të ketë kufizime të gjuetisë për periudha të caktuara. Gjithashtu nevojitet të vendosen kuota që do të kufizojnë shkallën në të cilën mund të lejohet gjuajtja dhe që do të varet nga numri i saktë i ujqërve në vendet ku zhvillohet gjuetia.
Mellovski thotë se duhet të aplikohen metoda më të sofistikuara të numërimit, siç është numërimi gjenetik, sepse ka shumë të ngjarë që deri tani të ketë pasur një numër të madh të mbivendosjeve të numërimit ndërmjet vendet ku zhvillohet gjuetia, pasi ujku jeton në territore të mëdha.
“Ne jemi ndoshta ndër vendet e fundit në Evropë ku ujku vlerësohet si dëmtues dhe gjuajtja nuk kufizohet, ndërsa ka edhe shpërblim, që është një motiv shtesë për vrasjen e ujqërve, si për gjuetarët ashtu edhe për barinjtë”, thotë Mellovski.
Një nga problemet më të mëdha në përpjekjet për mbrojtjen e ujkut, sipas Mellovskit, është promovimi i hapur i turizmi i gjuetisë dhe tërheqja e gjuetarëve të huaj në vend, e cila duhet të ndalet menjëherë. Ai thotë se mungesa e kufizimeve e inkurajon edhe organizimin e gjuetisë pasi gjuetarët e huaj kanë vetëm mundësinë ekskluzive për të kapur një ujk në vend.
Ujqërit lehtë adaptohen dhe banojnë në shumë lloje habitatesh si pyje, gëmusha, habitate me kullota, kullota, ujëra kontinentale dhe stepa, ndërsa herë pas here mund të gjenden pranë vendbanimeve me njerëz. Shumica e të dhënave për praninë e ujkut në Maqedoninë e Veriut konfirmojnë se kjo kafshë i preferon pyjet, dhe ndonjëherë viziton zonat fushore bujqësore pranë fshatrave. Vlerësohet se 2.2 individë të tillë jetojnë në një territor prej rreth 100 kilometra katrorë.
Sipas Vojo Gogovskit, këshilltar shtetëror për pylltari dhe gjueti në Ministrinë e Bujqësisë, popullata e ujqërve në vend është rreth 400 individë dhe është e qëndrueshme. Ai vë në pah se popullata e kësaj kafshe të egër në vend është ndër më të mëdhat në Evropë dhe se është ruajtur për një kohë të gjatë. Numërimi kryhet rregullisht, çdo dhjetë vjet ose më shpesh nëse është e nevojshme, brenda çdo vendi ku zhvillohet gjueti në vend.
“Për kafshët e mëdha dhe të vogla të egra ka një metodologji për mbledhjen e të dhënave për numrin që pranohet kudo në Evropë dhe në vendin tonë. Mund të bëhet numërimi ose vlerësimi i numrit dhe në bazë të tij bëhet dinamika e rritjes vjetore. Nëse ka nevojë, pas pesë vitesh e më pak mund të rishikohen dokumentet e planifikimit”, thotë Gogovski.
Në ligjin e ri për gjueti që po përgatitet, ka gjasa që të mos ndryshohet statusi i kësaj kafshe të egër dhe as të hiqet shpërblimi për gjuajtjen e saj. Në një periudhë ujku ka qenë i mbrojtur, por Gogovski thotë se atëherë situata ishte bërë alarmante. Kafshët shtëpiake kishin pësuar dhe duke qenë se ende nuk ka pasur detyrim për t’i shënuar me etiketa në vesh, në vend të numrave realë janë raportuar shumë më tepër kafshë të ngordhura për dëmshpërblim nga shteti.
“Nuk ka njeri që për mbrojtjen e ujkut mendon më shumë se ne. Gjuetarët e vërtetë kujdesen vërtet mirë për kafshët. Popullsia është e qëndrueshme, ndërsa gjendja është kështu për shkak se ka kujdes për kafshët e egra që është ushqimi i saj. Por numri duhet të mbahet në një nivel të caktuar. Deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që shpërblimi monetar të jetë motiv për vrasje, por më së shumti është mbrojtja e bagëtive shtëpiake. Unë pohoj se në vendin tonë nuk ka gjueti klasike të ujqërve”, thotë Gogovski.
Organizata mjedisore “Eko vetëdija” para pak kohsësh, në Ditën Botërore të Ujkut, bëri apel që të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur ujqërit në pyjet tona, ku edhe e kanë vendin. Ambientalistët besojnë se ndonëse mënyra moderne e jetesës shpesh na sjell në konflikt me ujqërit, ata janë të domosdoshëm dhe shumë të vlershëm në ruajtjen e ekuilibrit të ekosistemeve. Ndikimi i tyre si grabitqarë ndryshon sjelljen e kafshëve të tjera, i mbron pyjet nga parazitët dhe kështu mbron edhe lumenjtë nga erozioni dhe dëmtimi.
“Ujku në vend renditet në kategorinë e specieve që janë afër rrezikimit. Arsyeja për këtë është se konsiderohet si kafshë e egër e dëmshme, ndaj organizohet gjuetia komerciale gjatë gjithë vitit dhe habitatet e saj janë të fragmentuara me projekte të reja infrastrukturore. Sipas vlerësimeve zyrtare, në vendin tonë jetojnë më shumë se 400 individë, por popullsia e tij nuk monitorohet rregullisht”, theksojnë nga Eko vetëdija.
Në nivel botëror, ujku mbrohet përmes tre konventave ndërkombëtare, Konventa e Uashingtonit (CITES- Convention on International Trade in Endangered Species of Wild Fauna and Flora), Anekset II, IV dhe V të Direktivës së Habitateve të BE-së, kurse është renditur gjithashtu si një specie reptësisht e mbrojtur në Aneksin II të Konventës së Bernës .
Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) e klasifikon atë si “shqetësimin më të vogël” në Evropë, sepse megjithëse është i kërcënuar ose i cenueshëm në nivel kombëtar në disa vende, ai është në rritje si në numër ashtu edhe në shtrirje në nivel evropian. Sidoqoftë, ujqërit ende gjuhen ligjërisht në një numër vendesh evropiane që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë Rusinë, Bjellorusinë, Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, ndërsa vrasja e ujqërve shitet edhe si atraksion turistik. Gjuetia e kufizuar legale kryhet edhe në Finlandë, Norvegji, Lituani, Letoni, Estoni, Bullgari, Rumani dhe Sllovaki.