Mbreti Charles, mbajti fjalim para parlamentit britanik

Mbreti Charles e quajti parlamentin britanik “instrumentin e gjallë dhe frymëmarrjen e demokracisë së vendit”. Gjatë një fjalimi të mbajtur sot para ligjvënësve të të dyja dhomave, ai u zotua të ndjekë shembullin e nënës së tij të ndjerë, mbretëreshës Elizabet, në ruajtjen e pavarësisë së këtij institucioni, transmeton VoA.

Mbreti Charles shoqërohej nga bashkëshortja e tij Mbretëresha Camilla.

Pas fjalimit, monarku i ri u nis për në Edinburg. Ai pritet të udhëheqë një kortezh solemn, me arkivolin e mbretëreshës Elizabeth që do të dërgohet në katedralen historike të qytetit, Saint Giles. Arkivoli do të qëndrojë aty deri të martën përpara se të niset për në Londër.

Gjatë fjalimit të tij, mbreti Charles tha se që në moshë të re, madhëria e saj, mbretëresha Elizabet, u zotua t’i shërbejë vendit dhe popullit të saj si dhe të ruajë parimet e çmuara të qeverisjes bazuar tek kushtetuta.

Këtë premtim tha ai, mbretëresha e mbajti me përkushtim të palëkundur.

Ajo la një shembull të një detyre vetëmohuese, të cilën, me ndihmën e Zotit dhe këshillat tuaja, jam i vendosur ta ndjek me besnikëri“, tha ai.

Mbreti 73 vjeçar, njihet për shprehjen e pikëpamjeve të tij për çështje që variojnë nga mjedisi tek çështjet e lidhura me rininë.

Ai ka sugjeruar se si mbret, mund të ketë një qasje më të butë, në përputhje me traditën, duke qëndruar jashtë çështjeve politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button