Në Maqedoninë e Veriut u asgjësuan lëndë narkotike në vlerë prej 26 milionë euro, raportoi ministri Spasoovski

Marihuanë, heroinë dhe mijëra bimë të ndryshme narkotike që janë konfiskuar në Maqedoninë e Veriut deri në gusht të këtij viti, janë asgjësuar në fabrikën Makstil. Sipas ministrit të punëve të brendshme, Oliver Spasovski, këto 10 ton të drogës kanë qarkulluar në tregun e zi në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Ai falënderoi edhe fabrikën Makstil – Shkup, që mundësoi asgjësimin e këtyre materieve, duke mundësuar qasje deri te procesi. Në konferencën për media, nga Makstil sqaruan që janë në dispozicion të gjitha kapacitetet e fabrikës për realizimin e asgjësimit.

Spasovski vlerësoi që kjo është sasia më e madhe e drogës së asgjësuar deri më tani në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se si rezultat i kësaj janë asgjësuar grupe të mëdha kriminale, ndërsa janë ndërprerë disa transporte ndërkombëtare të drogës. Ministri raportoi që vlera e kësaj droge në tregun e zi është 26 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button