Andi Ismaili e fitoi vendin e parë në Kampionatin Evropian të baletit modern
Andi Ismaili vazhdon me arritjet e tija në baletin modern. Ai fitoi titullin kampion Evropian mbrëmë në garat të cilat u mbajtën në Shkup, shkruan Portalb.mk.
Në këtë garë morën pjesë 2000 vallëtar nga 22 vende nga Unioni Evropian. Në mesin e mijëra vallëtarëve, Andi, 14 vjeçari nga Gostivari, arriti të fitojë garrën në baletin modern, duke e marrë vendin e parë.
Andi është nxënës në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar. Ka katër vite që kërcen dhe po aq kohë është anëtar i studios së kërcimit iDance. Baletin modern, për herë të parë e ka takuar në rrjetet sociale.
Përveç Andit i cili korri sukses, ishte edhe Natasha Trendafillova e cila mori vendin e parë në baletin modern në kategorinë e moshës më të madhe si dhe Luka nga Probishtipi arriti të merr vendin e tretë.